Kupa e Shqipërisë me surpriza, Partizani ndal hovin e Flamurtarit

19 Prill 2021
21:12
Telesport
back button

Vijojnë në mjediset e Akademisë “Dhimitraq Goga” në Durrës ndeshjet e Kupës së Shqipërisë në basketboll për femra, teksa sot janë luajtur ndeshjet e treta në grup.

Partizani fitoi 77-68 ndaj Flamurtarit. Kjo është humbja e parë sezonale e vlonjateve, që deri më tani nuk kishin pësuar asnjë humbje, as në Kupë e as në kampionat. Një ndeshje e dominuar dhe fituar me meritë nga Partizani, që merr edhe kreu e renditjes.

Në ndeshjet e tjera, Studenti fitoi thellë 77-38 ndaj Vllaznisë dhe ngjitet në vendin e katërt, duke synuar një vend në play off.

Mjaft e rëndësishme fitorja e ekipit Sh.K.B.Tirana, që mundi 84-67 Tiranën në derbin kryeqytetas. Falë këtij suksesi, Sh.K.B.Tirana udhëheq renditjen me gjithë Partizanin me nga 6 pikë të plota, ndërsa Tirana ende nuk e ka gjetur rrugën drejt fitores në Kupë.

Kupa e Shqipërisë – Femra

Dita e tretë

Studenti – Vllaznia, 77-38

Flamurtari – Partizani, 68-77

Sh.K.B.Tirana – Tirana, 84-67

Renditja: Partizani 6 pikë, Sh.K.B.Tirana 6 pikë, Flamurtari 5 pikë, Studenti 4 pikë, Vllaznia 3 pikë, Tirana 3 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit