Janë luajtur ndeshjet e raundit të dytë të Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra.
Në Grupin A, skuadra e Barleti Volley mundi 3-2 Dinamon (17-25, 25-13, 24-26, 25-19, 15-13). Dy herë skuadra dinamovite kaloi në epërsi dhe po dy herë barletaset arritën të rikuperojnë, duke fituar më pas në setin final. Pa probleme fiton Skënderbeu, që në fushën e tij mposhti 3-0 Teutën (25-7, 25-14, 25-15), duke udhëhequr grupin me 6 pikë të plota.
Në takimet e Grupit B, Tirana fitoi 3-2 me përmbysje derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit (20-25, 23-25, 25-20, 26-24, 15-11). Një sfidë mjaft e bukur, ku të dyja skuadrat dhuruan spektakël në parket. Po 3-2 fitoi edhe Vllaznia, që në Shkodër mundi Pogradecin dhe merr pikët e para (25-15, 17-25, 25-19, 23-25, 15-10).
Femra, Grupi A (java e dytë)
Barleti Volley – Dinamo, 3-2
Skënderbeu – Teuta, 3-0
Renditja: Skënderbeu 6 pikë, Teuta 3 pikë, Barleti Volley 2 pikë, Dinamo 1 pikë.
Femra, Grupi B (java e dytë)
Partizani – Tirana, 2-3
Vllaznia – Pogradeci, 3-2
Renditja: Tirana 5 pikë, Partizani 4 pikë, Vllaznia 2 pikë, Pogradeci 1 pikë.