Kupa e Shqipërisë: Tirana fiton derbin me Studentin, triumfojnë edhe Partizani e Vllaznia

4 Nëntor 2023
19:36
Telesport
back button

Ka nisur Kupa e Shqipërisë në volejboll për meshkuj, teksa janë luajtur takimet e para në grupe. Në Grupin A, Partizani fitoi pa shumë vështirësi 3-0 ndaj Teutës (25-14, 25-8, 25-15), sfidë ku të kuqtë dominuan dhe janë të pamposhtur këtë sezon.

Në derbin kryeqytetas, Tirana kampione mposhti 3-0 Studentin (25-14, 25-19, 25-21), në një përballje ku bardheblutë patën epërsi në tapet përgjatë gjithë kohës. Studenti ishte larg asaj që pritej, ndërsa Tirana e dominoi ndeshjen.

Në Grupin B, nuk ka surpriza, teksa fitojnë Vllaznia e Erzeni. Skuadra shkodrane mundi 3-0 Skënderbeun (26-24, 25-19, 25-23), në një përballje të fortë dhe të ekuilibruar. Miqtë tentuan fitoren, por pa sukses.

Më e lehtë fitorja e skuadrës shijakase, që në fushën e saj mundi 3-0 Elbasanin, në një ndeshje pa shumë histori (25-15, 25-22, 25-14). Në të trija setet epërsia e Erzenit ishte e ndjeshme, që e meritoi fitoren.

Grupi A-Meshkuj

Partizani – Teuta, 3-0

Tirana – Studenti, 3-0

Renditja: Tirana 3 pikë, Partizani 3 pikë, Studenti 0 pikë, Teuta 0 pikë.

Grupi B-Meshkuj

Vllaznia – Skënderbeu, 3-0

Erzeni – Elbasani, 3-0

Renditja: Erzeni 3 pikë, Vllaznia 3 pikë, Skënderbeu 0 pikë, Elbasani 0 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit