Kupa e Shqipërisë: Vllaznia bën detyrën, dramë e vërtetë në “Arenën e Demave”. Elbasani feston pas 120 minutash lojë

4 Mars 2026
19:18
Telesport
back button

Vllaznia është gjysmëfinalistja e parë e Kupës së Shqipërisë. Shkodranër kanë fituar edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Bylis, me shifrat 2-1 në sfidën e laujtur në “Loro Boriçi”. Ndërsa në ndeshjen e parë në “Adush Muça”, Vllaznia kishte fituar 0-1 dhe kualifikohet në gjysmëfinale me rezultatin e përgjithshëm 3-1.

Përsa i përket takimit të sotëm, Vllaznia fitoi 2-1. Shkodranët gjetën avantazhin me Bekin Balaj me një goditje spektakolare nga kufijtë e zonës së rreptësisë në minutën e 34-të. Në minutën e 38-të, Bylis barazon shifrat me golin e Olavio, i cili shënoi duke zënë në befasi mbrojtjen shkodrane.

Në fund të pjesës së parë, Gledjan Pusi gjen goline dytë për Vllazninë pas harkimit të Lirim Kastratit në zonë. Pjesa e parë mbyllet 2-1, por rezultati nuk ndryshoi as në pjesën e dytë. Vllaznia fiton 2-1 dhe shkon në gjysmëfinale.

Në ndeshjen tjetër të luajtur në “Arenën e Demave”, koha e rregullt mes Partizanit dhe Elbasanit është mbyllur 1-2 për verdheblutë, duke bërë që kualifikimi të vendoset në kohën shtesë, për shkak se ndeshja e parë në “Elbasan Arena” ishte mbyllur në të njëjtin rezultat, por në favor të të kuqve.

Sfida u zhbllokua në minutën e 25-të, ku pas një moskuptimi në zonë mes Simbene dhe Bytyçit, ishte Xhonathan Lajthia që dërgoi topin në rrjetë. Në minutën e 39-të, Diego Contreras barazon shifrat 1-1, duke përfituar nga një top i humbur në zonë nga Manellari. Pjesa e parë mbyllet 1-1. Në minutën e 49-të, Lajthia kalon sërish në avantazh Elbasanin me një goditje të bukur në kufijtë e zonës së rreptsisë. Koha e rregullt mbyllet 1-2 për Elbasanin, ndeshja shkon në shtesë.

Në minutën e 15-të, Elbasnai fiton penallti pas një kontakti në zonë mes Atanaskoski dhe Fajton Bunjakut. Të kuqtë protesojnë për disa minuta, por arbitri kryesor i takimit nuk ndryshon mendje. Ze Gomes tregohet i saktë nga 11-metrat. Elbasnai fiton 1-3 dhe shkon në gjysmëfinale.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit