Kupa Meshkuj: Tirana komandon në Grupin A, Vllaznia merr frenat në Grupin B

18 Nëntor 2023
19:11
Telesport
back button

Janë luajtur ndeshjet e ditës së tretë të Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj. Partizani fitoi 3-0 ndaj Studentit në derbi, ndeshje e vlefshme për Grupin A (25-11, 25-17, 25-15).

Pritej një sfidë e fortë, por të kuqtë dominuan dhe e merituan fitoren. Po 3-0 fiton edhe Tirana kampione (25-17, 25-20, 25-19), që në fushën e saj mposhti pa shumë vështirësi Teutën.

Në takimet e Grupit B, ekipi i Vllaznisë arriti një fitore të lehtë në Shkodër ndaj Elbasanit me rezultatin 3-0 (25-12, 25-13, 25-23), duke u ngjitur në vendin e parë në grup.

Shkodranët lanë pas Erzenin, që sot u mund 3-2 në Korçë nga Skënderbeu vendës (25-17, 22-25, 25-18, 20-25, 15-11). Fitorja fut në vallë korçarët për një vend në play off.

Grupi A-Meshkuj (java 3)

Studenti – Partizani, 0-3

Tirana – Teuta, 3-0

Renditja: Tirana 8 pikë, Partizani 7 pikë, Studenti 3 pikë, Teuta 0 pikë.

Grupi B-Meshkuj (java 3)

Vllaznia – Elbasani, 3-0

Skënderbeu – Erzeni, 3-2

Renditja: Vllaznia 7 pikë, Erzeni 6 pikë, Skënderbeu 5 pikë, Elbasani 0 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit