Kupa Pavarësia në volejboll, përcaktohen ekipet finaliste në të dyja kategoritë

25 Nëntor 2023
19:33
Telesport
back button

Janë luajtur ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Pavarësisë në volejboll për meshkuj e femra, turne që po zhvillohet në Prishtinë. Eventi organizohet nga Federatat e Volejbollit të Shqipërisë e Kosovës, me pjesëmarrjen e disa nga ekipeve më të mira në të dyja kampionatet.

Për femra, Skënderbeu triumfoi 3-1 ndaj Prishtinës (25-17, 25-11, 25-27, 25-18), një ndeshje e komanduar e fituar me meritë nga volejbollistet korcare. Në sfidën tjetër, kosovaret e Dritës fituan 3-0 (25-19, 26-24, 25-19) ndaj Partizanit, duke e merituar kualifikimin në finalen që do të luhet ditën e diel.

Për meshkuj, skuadra e Partizani mposhti 3-1 (25-21, 23-25, 25-18, 25-15) rivalët kosovarë të Ferizaj, në një përballje ku epërsia e ekipit shqiptar ishte e ndjeshme. Në finale, përballë të kuqve do të jetë Peja, që në sfidën tjetër gjysmëfinale mposhti 3-0 (25-21, 25-17, 25-18) Erzenin.

Gjysmëfinale-Femra

24/11, Skënderbeu – Prishtina, 3-1

24/11, Drita – Partizani, 3-0

Gjysmëfinale-Meshkuj

25/11, Partizani – Ferizaj, 3-1

25/11, Peja – Erzeni, 3-0

26 nëntor

Skënderbeu – Drita

Partizani – Peja

Lajme të tjera

Lajmet e fundit