Kupa: Skënderbeu i vetëm me pikë të plota, Tirana dhe Partizani bëjnë detyrën

18 Nëntor 2023
19:03
Telesport
back button

Kupa e Shqipërisë në volejboll për femra ka zhvilluar sot ndeshjet e ditës së tretë të fazës në grupe, ku në Grupin A, Barleti Volley korri fitoren e parë. Kryeqytetaset mposhtën 3-0 (25-19, 25-17, 25-17) Lushnjën, duke shpresuar ende për një vend në play off.

Në Korcë, skuadra vendase e Skënderbeut mund 3-0 Pogradecin në derbin juglindor (25-11, 25-15, 25-19), duke mbetur e pamposhtur dhe kryeson renditjen me 9 pikë të plota.

Në Grupin B, Tirana mbetet e pandalshme në Kupë, duke mundur 3-0 Teutën (25-16, 25-8, 25-11), ndeshje e luajtur në “Fahrie Hoti” dhe e dominuar nga vajzat bardheblu. Në këtë grup, po 3-0 fiton edhe Partizani, që mundi Vllazninë në Shkodër (25-20, 25-10, 25-22), duke ruajtur vendin e dytë.

Grupi A-Femra (java 3)

Barleti Volley – Lushnja, 3-0

Pogradeci – Skënderbeu, 0-3

Renditja: Skënderbeu 9 pikë, Pogradeci 5 pikë, Barleti Volley 4 pikë, Lushnja 0 pikë.

Grupi B-Femra (java 3)

Tirana – Teuta, 3-0

Vllaznia – Partizani, 0-3

Renditja: Tirana 8 pikë, Partizani 7 pikë, Vllaznia 3 pikë, Teuta 0 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit