Kupa: Tirana fiton derbin me Partizanin pas 2 orësh lojë, triumfojnë edhe Erzeni, Vllaznia e Studenti

11 Nëntor 2023
20:45
Telesport
back button

Luhen takimet e javës së dytë të Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj.

Tirana fitoi 3-2 ndaj Partizanit në derbin kryeqytetas, ndeshje e vlefshme për Grupin A (26-24, 21-25, 21-25, 31-29, 15-13). Një ndeshje që zgjati mbi dy orë, ku të dyja ekipet dueluan fort për fitoren, por në fund triumfuan kampionët bardheblu, që marrin kreun e grupit.

Në takimin tjetër të këtij grupi, Studenti mundi pa shumë probleme Teutën me shiufrat 3-0 (25-14, 25-20, 25-19), ndeshje e luajtur në Durrës. Kryeqytetasit morën tri pikët e para në këtë turne.

Në Grupin B, Erzeni mundi me vështirësi 3-2 Vllazninë, në një ndehsje të ekuilibruar (21-25, 25-16, 22-25, 25-21, 15-11). Të dyja ekipet e kërkuan fitoren, por në fund triumfuan shiajakasit. Fitore të vështirë arriti Skënderbeu, që mundi 3-1 Elbasanin jashtë fushe (27-25, 30-32, 25-22, 25-21). Kjo është fitorja e parë e korarëve në këtë event.

Grupi A-Meshkuj (java 2)

Teuta – Studenti, 0-3

Partizani – Tirana, 2-3

Renditja: Tirana 5 pikë, Partizani 4 pikë, Studenti 3 pikë, Teuta 0 pikë.

Grupi B-Meshkuj (java 2)

Elbasani – Skënderbeu, 1-3

Erzeni – Vllaznia, 3-2

Renditja: Erzeni 5 pikë, Vllaznia 4 pikë, Skënderbeu 3 pikë, Elbasani 0 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit