Kupa: Tirana mund Partizanin në setin final, Skënderbeu e Pogradeci më pranë kualifikimit

11 Nëntor 2023
19:45
Telesport
back button

Janë mbyllur ndeshjet e ditës së dytë të fazës së grupeve të Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra.

Në Grupin A, Skënderbeu e Pogradeci janë kualifikuar në raundin tjetër pas fitoreve arritur sot, respektivisht ndaj Barleti Volley e Lushnja. Korçaret mundën në fushën e tyre 3-0 barletaset (25-20, 25-18, 25-21), duke kryesuar grupin. Pa probleme fiton edhe Pogradeci, që mundi Lushnjën po 3-0 (25-19, 25-14, 25-15)

Vëmendja ishte përqendruar në Grupin B, ku u luajt derbi Tirana-Partizani. Në “Asllan Rusi”, skuadra bardheblu fitoi 3-2 ndaj asaj të kuqe në derbi (26-24, 13-25, 25-19, 19-25, 15-7), në një sfidë ku loja e ekipeve ishte me luhatje. Në sfidën tjetër, Vllaznia mundi 3-1 Teutën në Durrës (19-25, 25-13, 32-30, 25-22), në një sfidë të ekuilibruar.

Grupi A-Femra (java 2)

Lushnja – Pogradeci, 0-3

Skënderbeu – Barleti Volley, 3-0

Renditja: Skënderbeu 6 pikë, Pogradeci 5 pikë, Barleti Volley 1 pikë, Lushnja 0 pikë.

Grupi B-Femra (java 2)

Teuta – Vllaznia, 1-3

Partizani – Tirana, 2-3

Renditja: Tirana 5 pikë, Partizani 4 pikë, Vllaznia 3 pikë, Teuta 0 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit