Kupat e Europës, Tirana humbet sfidën e parë ndaj gjermanëve të Giesen

23 Nëntor 2023
8:20
Telesport
back button

Në sallën e lojërave të “Farka Volley”, u zhvillua ndeshja e vlefshme për raundin e dytë të Challenge Cup në kupat e Europës mes Tiranës në volejboll për meshkuj dhe ekipit gjerman të Helios Grizzlys Giesen.

Skuadra mike fitoi 3-1 këtë sfidë, duke hedhur një hap të madh drejt kualifikimit në fazën tjetër. Miqtë nga Gjermania fituan 25-16 setin e parë, ndërsa në të dytin janë bardheblutë që luajnë më mirë dhe fitojnë 25-23.

Më pas loja komandohet nga skuadra gjermane e Giesen, që fiton dy setet e tjera 25-20 e 25-16, duke triumfuar me meritë. Pas një jave, në Gjermani, do të luhet ndeshja e kthimit e raundit të dytë të Challenge Cup.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit