Kuqezinjtë në grup me Spanjën dhe Serbinë, media e njohur angleze simulon shortin e “Euro 2024”

22 Nëntor 2023
15:03
Alfred Lleshi
back button

Anglia shijoi një fushatë të pamposhtur kualifikuese për “Euro 2024”. Megjithatë, sprova e vërtetë do të fillojë me finalet e këtij kompeticioni. Skocia po i shoqëron “Tre Luanët” në turneun e Gjermanisë, mund t’i bashkohet ende Uellsi nëse kalon me sukses “play-off”.

Skuadra e Gareth Southgate arriti deri në finale herën e fundit, për t’u mundur me penallti nga Italia e Roberto Mancinit. Ai do të shpresojë që Harry Kane & Co të shkojnë më mirë, kur finalja e Europianit të radhës të zhvillohet. Edhe pse ndeshjet e tyre në fazën e grupeve mund të jenë thelbësore për arritjen e këtij qëllimi.

“SunSport” shikoi skenarët më të mirë dhe më të këqij të mundshëm për Anglinë, pas barazimit 1-1 me Maqedoninë e Veriut. Tifozët nuk do të kenë nevojë të presin shumë për të zbuluar fatin e kombëtareve të tyre përkatëse, me shortin e fazës finale të “Gjermania 2024” që do të hidhet më 2 dhjetor në Hamburg.

Por, duke simuluar tani shortin e plotë, cilat janë fatet e parashikuara të kombëtareve finaliste? “The Sun” e merr përsipër këtë “barrë të rëndë”. Uellsi, i cili duhet të përparojë në “play-off” A për të kaluar në fazën finale të Botërorit, mund të përballet me një grup që përfshin Gjermaninë, Danimarkën dhe Republikën Çeke, në Grupin 1.

Në një kthesë mahnitëse të fatit, simulimi i tabloidit të njohur anglez ka tërhequr Anglinë dhe Skocinë në të njëjtin grup. Turqia dhe kampionët e “Euro 2020”, Italia, janë vendosur gjithashtu në Grupin 4. “Peshat e rënda” të Francës projektohen në një grup ëndrrash kundër Rumanisë, Sllovenisë dhe fituesit të “play-off” C.

Po kështu, Spanja parashikohet të bjerë në të njëjtin grup me Shqipërinë, Sllovakinë dhe Serbinë. Ndërkohë, grupi i simuluar i Belgjikës ka në përbërje edhe Hungarinë, Kroacinë, Zvicrën. Megjithatë, grupi 6 është grupi i detyrueshëm i vdekjes: Portugalia, Austria, Holanda dhe fituesi i “play-off” B.

Më poshtë mund të gjeni shortin e plotë të simuluar nga “SunSport”:

Grupi 1: Gjermani, Danimarkë, Çeki, “play-off” A

Grupi 2: Spanjë, Shqipëri, Sllovaki, Serbi

Grupi 3: Francë, Rumani, Slloveni, “play-off” C

Grupi 4: Angli, Turqi, Skoci, Itali

Grupi 5: Belgjikë, Hungari, Kroaci, Zvicër

Grupi 6: Portugali, Austri, Holandë, “play-off” B

Lajme të tjera

Lajmet e fundit