Kur Hansi Flick “rrudh vetullat”, fytyra e tij pasqyron mentalitetin e Barcelonës aktuale

16 Shtator 2024
10:17
Alfred Lleshi
back button

Fytyrat e Hansi Flick kanë filluar të japin diçka për të folur te tifozët e Barcelonës. Trajneri gjerman buzëqesh dhe bën foto me tifozët në fillim të ndeshjeve, por fizionomia e tij ndryshon me zhvillimin e lojës dhe shënimin e golave ​​të skuadrës që drejton. Ndodhi kështu edhe kur drejtonte Bayern Munich, teksa “masakronte” Barcelonën 8-2 në Lisbonë. Edhe tani, si trajner i Barçës, diçka e tillë shihet sërish.

Fotografia me fytyrën e tij të zemëruar pas 7-0 ndaj Valladolidit ishte unike. Ai pa diçka që nuk i pëlqente dhe nuk festoi aq shumë. Në “Montilivi”, Hansi Flick dëshmoi edhe një herë diçka të ngjashme, që nuk pushon së habituri. Pas 3-0 të Olmos, trajneri gjerman u vrenjt dhe shkoi në drejtim të kundërt, kur po festohej goli, sikur diçka gjatë asaj loje nuk i pëlqente. Fytyra e tij, për t’u theksuar, nuk është gjithmonë e tillë, sepse golin e Pedrit e festoi më së shumti.

Detaji, i cili nuk ka rëndësi dhe ka ngjyrime anekdotike, është ende një shembull se si Flick merret me këtë sport. Ai e thotë vazhdimisht në konferencën për shtyp: “Duhet të jemi 100%. Nuk mund ta fillojmë ftohtë, duhet të japim maksimumin nga fillimi në fund, Lamine duhet të përmirësohet, nëse dëshiron të jetë një kampion i madh, do të duhet të punojë shumë”.

Gjermani ka pasur pak konferenca për shtyp, por nuk e merr pozicionin e tij, para mikrofonëve, sikur të ishte zëdhënës i klubit. Diçka që kërkohej prej trajnerëve blaugrana në detyrë.

Flick nuk e bën këtë. Ai përgjigjet për punën e tij dhe nëse pyetja nuk i përshtatet, refuzon ta trajtojë temën. Dhe të bësh punën tënde kërkon që skuadra të mos pushojë nga fillimi i lojës deri në fund, në të njëjtën mënyrë që bëri Bayern Munich i tij, i cili fitoi 6 trofe sezonalë. Në atë ekip u dalluan shumë lojtarë, por nuk kishte asnjë ‘solist’ me një grup ‘këngëtarësh’ rezervë pranë tij.

Në një mentalitet mesdhetar, Flick është një ‘revolucion’, sepse për shumë sezone kemi parë lojëra në të cilat Barça shënonte gola dhe ndryshonte ritmin për ta ‘fjetur’ lojën e përfunduar ndeshjen pa probleme. Komoditet apo konformizëm jo i pëlqyeshëm në futboll.

Barça aktuale nuk është e tillë. Fitorja e saj në Girona është konfirmimi i një skuadre që ka ndryshuar mentalitet. Në 5 ndeshje të luajtura ka shënuar 17 gola, nga të cilët 4 kundër një ekipi Champions-i. Tani, me startin e Ligës së Kampionëve, niveli i kërkesës do të rritet. Flick nuk do t’i lejojë të tijtë ta ngadalësohnë hapin. Fytyra e tij pasqyron mënyrën se si Barça jeton sot.

 

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit