Kur Messi mposhti CR7 në një ankand për një makinë garash tepër të rrallë prej 27 milionë £

21 Shtator 2024
10:55
Denis Hakanaj
back button

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë qenë pjesë e një rivaliteti të ashpër në fushën e futbollit për rreth 15 vjet, por konkurrenca mes dyshes u pa edhe në një dhomë ankandi për një makinë tepër të rrallë.

Messi përfaqësoi Barcelona-n dhe PSG-në gjatë kohës së tij në Europë, ndërsa Ronaldo ka luajtur për Sporting, Manchester United, Real Madrid dhe Juventus.

Të dy lojtarët tani janë larguar nga kontinenti gjatë fundit të karrierës së tyre, me Messin tani në MLS me Inter Miami dhe Ronaldon në skuadrën e Saudi Pro League Al Nassr.

Dyshja kanë 13 Topa të Artë mes tyre.

Ata konsiderohen me të drejtë si mes dy më të mirëve të futbollit dhe  shpesh u përballën me njëri-tjetrin kur Messi ishte në Barcelonë dhe gjatë gjithë kohës së Ronaldos tek United, Real dhe Juventus.

Por konkurrenca e tyre shtrihet përtej fushës së futbollit dhe dikur hyri në një dhomë ankandi për një makinë jashtëzakonisht të rrallë.

Në vitin 2016 në ankandin Retromobile në Paris, të dy morën pjesë në një luftë ofertash për një Ferrari 335 S Spider Scaglietti.

Makina është tepër e rrallë, me vetëm katër modele të prodhuara midis viteve 1957 dhe 1958.

Ka një motor V12, gati 400 kuaj fuqi me një shpejtësi maksimale të vlerësuar prej 300 km/h dhe është një makinë e mrekullueshme me ngjyrën ikonë të kuqe Ferrari.

Dhe makina për të cilën dyshja u sfidua u shit për 27 milionë sterlina, me Messin që doli fitimtar ndaj Ronaldo-s.

Messi festoi në atë kohë duke postuar një foto në Instagram teksa mbante një makinë lodër Ferrari nga filmi Cars me mbishkrimin ‘Makina ime e re’.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit