Kush do të fitojë më shumë grand slam? Federer befason me përgjigjen e tij

16 Qershor 2021
9:44
Telesport
back button

Roger Federer ka komentuar triumfin e Novak Djokovic, që triumfoi në grand slam të Roland garros, duke arritur kuotën 19 trofeve në turnetë e mëdhenj. “Është e pabesueshme që në vitet e fundit këto turne janë fituar pothuajse vetëm nga 3 tenistë. Kur nisa karrierën time si profesionist grand slam-et nuk kishin këtë rëndësi”, u shpreh Roger Federer.

Ishte Pete Sampras ai që nisi këtë garë. Pasi fitova turneun e 15-të grand slam nuk më interesonte më se sa turne të tillë doja të fitoja, dëshiroja thjesht të thyeja rekordin e Sampras. Kush do të fitojë më shumë grand slam? Për sa kohë luajmë të gjithë gjithçka mund të ndodhë, jemi të gjithë në garë. Objektivi im është triumfi në Wimbledon”, tha Federer.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit