“Kush është Mbappe?!” Perez tallet pas finales… Pastaj zbulohet dhurata e Champions në merkato!

29 Maj 2022
1:03
Telesport
back button

Florentino Pérez, presidenti i Real Madridit, komentoi fitoren në Ligën e Kampionëve në kanalet Movistar: “Jam i lumtur, kemi punuar gjatë gjithë sezonit për të arritur deri këtu. Këtë vit ne patëm një sezon të mirë në përgjithësi.

E beme duke fituar ligën dhe duke eliminuar shumë ekipe te medha dhe qe nga te tjeret shiheshin si kandidate per te fituar. Po flasim per kundërshtarë të nivelit të Ligës së Kampionëve. Kemi përjetuar vërtet ndeshje të paharrueshme.”

Courtois? “Thibaut ka pasur një sezon spektakolar, ai është portieri më i mirë në botë dhe kjo është arsyeja pse ne e sollëm atë në Real Madrid. Ndoshta shume ne fillim paten dyshime, por fusha flet ne fund”.

Ancelotti? “Fakti që ai ka fituar katër Champions League si trajner do të thotë diçka. Carlo është një dirigjent i mirë, ai i njeh shumë mirë lojtarët dhe Real Madridin. Di te menaxhoje te gjitha situatata”.

Mbappé? Kush?! Mbappé është harruar tashmë, ne kemi pasur një sezon perfekt dhe do të vazhdojmë të punojmë për të rekrutuar lojtarët më të mirë qe jane ne merkato. Duam te fuqizohemi edhe me shume”.

Praktikisht, Perez ka mbyllur kapitullin Mbappe dhe tashme eshte gati qe dhuraten e pare ta beje duke siguruar Tchuameni nga Monaco. Siç raporton ‘Sky’, mëngjesin e sotëm ka pasur një takim të ri mes drejtuesve të klubit kampion të Europës dhe ndërmjetësve që po kryejnë negociatat për blerjen e Aurelien Tchouameni, mesfushorit të Monacos.

Real Madridi ka ndarë 70 milionë euro, klubi i principatës kërkon 80 por synimi është mbyllja e shpejtë e marrëveshjes, për të shmangur përfshirjen e klubeve të tjera. Nje objektiv kryesor.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit