Real Madridi dhe Barcelona do të përballen sonte në “Santiago Bernabeu” në një nga “El Clasico” më emocionuese dhe të barabarta në vitet e fundit. Mbretërimi i përjetshëm i skuadrës së bardhë, veçanërisht në Europë, ringjallja e Barçës në duart e Flick dhe lista spektakolare e futbollistëve që do të hidhen në “Santiago Bernabéu” e bëjnë këtë ndeshje spektaklin më të madh në botë.
Kush arrin më mirë
Ashtu siç ka ndodhur vitet e fundit, bastet vazhdojnë të favorizojnë Real Madridin, edhe pse me një diferencë më të vogël në krahasim me sezonin e kaluar. Fillimi spektakolar i sezonit për Barçën e Flick e ka barazuar jo pak “El Clasico”, që vitet e fundit ka qenë paksa e dobët për shkak të “grushtit të hekurt” të Real Madridit. Megjithatë, ndjesitë tani janë të ndryshme, me shumë zëra ekspertësh që thonë se skuadra e Barçës arrin më mirë në “El Clasico” sesa mikpritësit e bardhë.
Lojtar për lojtar, barazia është maksimale, siç pasqyrohet në makro-anketën e “MARCA”. Në 11-shen ideale të “El Clasico”, më shumë se 100.000 përdoruesit e internetit, që kanë votuar, zgjedhin 6 lojtarë nga Real Madridi (Lunin, Rüdiger, Militao, Valverde, Vinicius dhe Mbappé) dhe 5 nga Barcelona (Koundé, Balde, Casadó, Olmo dhe Lamine Yamal ). Diçka që mund të dukej e paimagjinueshme kur filloi sezoni, por forma e mirë e skuadrës së Flick e ka barazpeshuar situatën.
Sa iu përket rezultateve, barazia mes dy skuadrave është gjithashtu maksimale, duke shtuar dy 6-pikësha nga 9 të mundshme në Champions League. Skuadrat zënë dy vendet e para në La Liga, me një diferencë të ngushtë prej 3 pikësh në favor të Barçës.
Çfarë thonë numrat
Edhe pse specialistët thonë se Barcelona arrin më mirë në “El Clasico”, të dhënat nga të dyja skuadrat vendosin edhe një herë barazinë maksimale. Kërkimi i dallimeve në statistikat kryesore të Champions League, saktësia e pasimeve, numri i sulmeve dhe kilometrat e përshkuar është qasja ku mund të bëhen krahasimet më të rëndësishme.
Kush vrapon më shumë? Shifrat thonë se Barça. Ndërkohë që skuadra e Barçës ka mesatarisht 113 kilometra për ndeshje, Real Madridi mbetet në 108 kilometra. Nuk është një diferencë e madhe, por tregon se përpjekja e skuadrës së Flick, që shtyp shumë lart, është më e lartë se ajo e Ancelottit.
Real Madridi, përkundrazi, ka më shumë posedim, më shumë saktësi në pasime dhe sulmon më tepër. Të bardhët kanë një posedim mesatar prej 51.67 për qind, krahasuar me 50.6 për qind të Barçës. Numri i pasimeve është gjithashtu më i lartë te Real Madridi: 1.393 të sakta nga 1.564 në total (88.6% sukses), ndërsa Barça ka 1.216 të sakta nga 1.397 në total (85.3% sukses).
Madrilenët, me Vinicius dhe Mbappe si shtyllat kryesore, gjithashtu sulmojnë më shumë: 162 sulme krahasuar me 121 të Barçës. Për sa iu përket rasteve, ka më shumë për Real Madridin: 57 me 36. Barça është më efektive, po, me 10 gola në Champions League, krahasuar me 8 të Real Madridit.
Real Madridi shtyp më pak, por rikuperon më shumë
Edhe pse Barça shquhet në fillim të sezonit për futbollin marramendës dhe presionin e saj, skuadra që rikuperon më shumë topa është Real Madridi. Deri më tani në Ligën e Kampionëve, referencë e kompeticionit më kërkues, Real Madridi ka 110 rikuperime (36.6 për ndeshje), krahasuar me 99 të Barçës (33 për ndeshje).
Përsa iu përket goditjeve, Real Madridi është gjithashtu lider: 25 krahasuar me 11 për katalanasit. Një fakt befasues është ai që tregon për driblimet. Me Vinicius dhe Mbappé, të gjithë do të vinin bast se Real Madridi është skuadra me më shumë driblime, por Raphinha dhe Lamine e bëjnë Barçën lider në këtë drejtim: 61 me 58.