Harry Kane nuk është më futbollisti anglez më i paguar. Sulmuesi i Bayern-it, i transferuar me bujë në merkaton e vitit 2023 në “Allianz Arena”, paguhet 217 mijë paundë në javë.
Vendi i parë në renditjen e më të paguarve e ka marrë Ivan Toney, i transferuar në Arabinë Saudite para pak ditësh. Paga e tij aktuale është 400 mijë paundë në javë! Kush ia kalon dot? Askush, të paktën për momentin.
Vendin e tretë në podiumin britanik e marrin Jack Grealish dhe Marcus Rashford, të dy me pagë 165 mijë paundë në javë. Pesëshën e parë e arrin edhe Jude Bellingham, me 164 mijë paundë në javë.
Kush do të jetë më i paguari në sezonin e ardhshëm? Eshtë e paparashikueshme, por ndoshta Phil Foden do të bëjë kapërcimin e madh në cilësi dhe rrjedhimisht në pagë