“Kush ju dha leje të bëni para me fytyrën time?!” Ibra shpërthen ndaj FIFA dhe EA Sports

23 Nëntor 2020
22:00
Telesport
back button

Zlatan Ibrahimovic i dëmtuar por gjithmonë protagonist! Në shënjestër janë FIFA dhe FIFPro (unioni botëror i lojtarëve) për përdorimin e “emrit” dhe “fytyrës” së tij në lojën video FIFA të prodhuar nga Electronic Arts (EA).

Me një mesazh në Twitter, sulmuesi i Milanit pyet “kush e autorizoi FIFA EA Sport të përdorë emrin dhe fytyrën time? Nuk më thanë që isha anëtar i FIFPro dhe, nëse jam, u regjistrova pa u informuar në të vërtetë, në një mënyrë të dyshimtë.

Dhe një gjë është e sigurt, unë kurrë nuk kam lejuar FIFA ose FIFPro të fitojnë para me mua. Dikush ka fituar me emrin dhe fytyrën time pa asnjë marrëveshje gjatë gjithë këtyre viteve. Koha për të hetuar”, shtoi suedezi 39-vjeçar në një mesazh të dytë për më shumë se 7 milion ndjekësit e tij.

Versioni 2020 i lojës video FIFA kishte tërhequr gati 35 milion lojtarë në tastiera dhe PC, sipas numrave të publikuar nga botuesi amerikan në fillim të këtij muaji. Versioni 2021 u lëshua disa javë më parë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit