Kushtet nuk janë gati, stadiumi “Fadil Vokrri” mbyllet edhe për 15 ditë?

12 Shtator 2024
17:50
Telesport
back button

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se stadiumi “Fadil Vokrri” do të mbyllet edhe për 25 ditë. Në komunikatë shpjegohet se Dr. Tugrul Hocaoglu, doktori i agronomisë dhe ekspert i UEFA-s, ka shpjeguar se bari është natyral, pavarësisht kritikave, por ka nevojë për kohë për procesin e rritjes.

Me pak fjalë, stadiumi do të hapet kur Kosova të presë Qipron në muajin tetor. “Presidenti Agim Ademi dhe Ministri i Sportit Hajrulla Çeku vizituan stadiumin ‘Fadil Vokrri’ së bashku me ekspertët e fushave nga UEFA.

Dr. Tugrul Hocaoglu, doktor i agronomisë dhe ekspert i fushave nga UEFA, i cili ka qenë përgjegjës për stadiumet e finales së Champions League, shpjegoi se bari natyral është në proces rritjeje dhe për këtë është e nevojshme kohë. Momentalisht, moti që po mbretëron është në favor të këtij procesi dhe puna do të kryhet intensivisht për një muaj.

Në 25 ditët e ardhshme, duke filluar nga dita e sotme, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, nuk do të ketë asnjë aktivitet sportiv, as ndeshje as seanca stërvitore, sepse fusha do të punohet për të arritur qëllimin e të gjithëve, kompletimin e fushës hibride me rritjen e barit natyral në të.

Aktivitetet në fushën e stadiumit ‘Fadil Vokrri’ do të rikthehen për ndeshjen e radhës të Kombëtares së Kosovës më 15 tetor”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit