Kushtrimi i Sormanit për Partizanin: Vetëm kështu mund ta fitojmë titullin

7 Shkurt 2020
14:05
Alfred Lleshi
back button

Nesër në orën 17:00, në “Selman Stermasi”, do të luhet njëra nga ndeshjet e javës së 21-të të Superiores. Partizani kampion në fuqi do të presë kuqezinjtë e Vlorës, që duket se e kanë marrë udhën për një kategori më poshtë. Në kërkim të qetësisë së humbur dhe rezultateve, që mund të rikuprojnë hendekun me kreun, Adolfo Sormani pret më shumë nga “demat e kuq”. Konferenca e sotme për shtyp i ka shërbyer italianit t’iu japë përgjigje pyetjeve jo vetëm për duelin e radhës me Flamurtarin. Ndër të tjera, ai ka nënvizuar: 

“Në futboll vlejnë rezultatet, kjo dihet, por unë shoh dhe analizoj edhe paraqitjen e skuadrës. Dua që Partizani të jetë gjithmonë në përmirësim dhe të luajë ndeshje të mira. E kam shpjeguar edhe më përpara, nëse pësojmë gol, nuk është fajtore vetëm mbrojtja, por ekuilibri i krejt skuadrës. Grupi duhet të funksionojë i plotë, të punojnë të gjithë lojtarët. Kur sulmuesit shënojnë, është meritë e gjithë skuadrës. Edhe kur pësojmë, është faji i gjithë skuadrës. Partizani po përmirësohet.

A besojmë te titulli? Duke i marrë ndeshjet një e nga një, si të ishin të gjitha finale, vetëm kështu mund ta fitojmë titullin. Unë gjithmonë, gjatë karrierës, kam menduar vetëm të marr maksimumin në çdo ndeshje. Nuk kam bërë llogari apo parashikime, sepse nuk dalin. Shanset në kupë, pas humbjes 3-0 në Lezhë? Dua të theksoj se në ndeshjen e parë kemi bërë paraqitje zhgënjyese. Nga momenti që kam ardhur te Partizani, vetëm ndeshja ndaj Besëlidhjes nuk më ka bindur. Jo për rezultatin, por për paraqitjen në fushë. E përsëris, përqendrimi është vetëm për ndeshjen e radhës. Pra, tani mendoj vetëm për Flamurtarit.

A kemi mundësi të garojmë në të dyja kompeticionet? Nëse skuadra stërvitet ashtu siç unë dëshiroj, do të jetë kompetitive në kampionat dhe në Kupën e Shqipërisë. Shpresojmë të bëjmë të njëjtën paraqitje edhe kundër Flamurtarit, të jemi skuadër agresive, që e arrin rezultatin me çdo kusht dhe shumë shpejt. Lojtarët duhet të japing maksimumin nga minuta e parë deri në fund të ndeshjes. Situata e Malës? Po e sqaroj sërish, vendimi për të i përket klubit. Nëse drejtuesit do të ndryshojnë mendim për pozicionin e Malës, do të jemi të gjithë të kënaqur. Ndryshe, do të vazhdojë e njëjta situatë.

Po Romero, edhe ai te Partizani B? Është diçka krejt ndryshe. Romero nuk është pjesë e skuadrës për momentin, për arsye të formës fizike. Ai nuk i përgjigjet asaj që kërkoj si trajner. Lojtari po ndjek një program individual, sa i takon formës fizike, për të arritur në 100%. Pse nuk po gjen hapësira Kërçiku? Kjo është java e pare, që ai ka kryer përgatitje të plotë, pas dëmtimit që pati në Turqi. Është një lojtar i afruar rishtaz në skuadër dhe ka shfaqur disa probleme të vogla fizike. Edhe me Kërçikun është vepruar në të njëjtën mënyrë si me Romero. Po ndjek program individual stërvitjeje”.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit