Kvara i përgjigjet Contes: E respektoj dhe e dua Napolin, të ardhmen e vendos pas Europianit

28 Qershor 2024
11:20
Alfred Lleshi
back button

I thirrur si me porosi nga Conte në apel, ditën e prezantimit të trajnerit te Napoli (“nëse ka probleme, ato duhet të zgjidhen), Khvicha Kvaratskhelia bëri një shfaqje mbresëlënëse në Kampionatin Europian.

Një gol, shumë gjëra të bukura në Gjeorgji-Portugali 2-0 dhe gëzimi për kualifikimin historik në 1/8 finale të “Euro 2024”. Më pas, para kamerave, foli për të ardhmen e tij: “Nuk e di ende nëse do të qëndroj te Napoli.

E respektoj Conten, sepse është një nga trajnerët më të mirë në botë. Dua të kaloj edhe disa ditë reflektimi, pas Europianit do të vendos se çfarë duhet të bëj. Unë e respektoj dhe e dua Napolin, por ende nuk di të jap një përgjigje të caktuar për të ardhmen time”.

Fjalët e 23-vjeçarit sigurisht që nuk do të kalojnë pa u vënë re nën hijen e Vezuvit. Është e panevojshme të thuhet, tundimi i PSG-së për të është i fortë. Klubi francez i bëri një ofertë të rëndësishme gjeorgjianit, i cili kërkohet me këmbëngulje nga Nasser Al-Khelaifi. Aurelio De Laurentiis reagoi ashpër dje: “Ka nga ata që iu bëjnë oferta lojtarëve pa u autorizuar nga klubi, ndoshta dikush që është edhe president i ECA”.

Pronari i Napolit synon ta mbajë gjeorgjianin, por ndjenja është se çështja nuk është mbyllur ende përfundimisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit