Kvaratskhelia është një nga lojtarët më të kërkuar në Europë. Verën e shkuar, Napoli refuzoi 100 mln euro për të nga Parisi.
Kontrata e tij aktuale me Napolin skadon në vitin 2027. Klubi italian po kërkon ta zgjatë kontratën me gjeorgjianin, por deri tani agjenti i tij Mamuka Jugeli i ka shtyrë afatet e bisedimeve.
“La Gazzetta dello Sport” raporton se ky agjent kërkon një klauzolë largimi. 23-vjeçari po kërkohet nga dy klube big, Barcelona dhe Parisi.
Gjeorgjiani kërkon pagë neto 8 milionë euro në vit dhe një klauzolë largimi 80 mln euro. Napoli deri tani nuk i pranon këto kushte.
Paga e tij aktuale është 1.5 milionë euro në vit. Napoli i ofron 5 milionë euro, 3 më pak nga kërkesa e mesfushorit. Ndërkohë, Napoli pranon vetëm klauzolë 100 mln euro, jo 80.