I intervistuar nga edicioni i sotëm i “Gazzetta dello Sport”, ish-mbrojtësi i Milanit, Kakhaber Kaladze, foli për Kampionatin Europian të kombëtares së tij, duke u ndalur edhe te sulmuesi i Napolit, Khvicha Kvaratskhelia:
“Para fillimit kam thënë gjithmonë se, duke pasur parasysh kundërshtarët, ne mund t’ia dalim. Megjithë humbjen në ndeshjen e parë të Europianit, pashë një skuadër pozitive, e cila luajti në kushte të barabarta dhe që pati fat të keq në fund. Në fund mund të kishte barazuar me Republikën Çeke. Në të dyja ndeshjet e pastajme, skuadra jonë dukej gjithmonë e përqendruar, e rregullt, kurrë në telashe.
Kvara është Kvara, një lojtar unik në rolin e tij për shkak të karakteristikave dhe cilësisë. Një profil ndërkombëtar i nivelit më të lartë, ai është elementi që na jep mundësinë për të vënë në vështirësi kundërshtarët, sepse është një lojtar që i vetëm arrin të mbajë në alarm linjat e mbrojtjes kundërshtare, duke i dhënë më pas mundësinë Mikautadze të finalizojë”.
Një mendim edhe për trajnerin Sagnol: “Ka merita të mëdha, falë tij jemi këtu ku jemi. Vendimi i federatës për të investuar dhe besuar te Sagnol na ka çuar në rezultate historike”.