Kvaratskhelia kthehet problem, nuk do ta besoni pagën që i ofron Napoli

20 Tetor 2024
18:33
Telesport
back button

Gjërat mund të mos shkojnë mirë për yllin Khvicha Kvaratskhelia te Napoli. Agjenti i gjeorgjianit ka kërkuar 8 milionë euro në sezon për të rinovuar kontratën, por drejtuesit e klubit italian mendojnë ndryshe.

Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, Napoli nuk do të ofrojë më shumë se 6 milionë për mesfushorin ofensiv, i cili kërkon dy milionë më shumë.

Napoli ende insiston se mund të arrijë një marrëveshje me lojtarin, por me këto kushte duket e pamundur. Klubi ka në mendje edhe disa bonuse, por nuk janë të lehta për t’u arritur nga lojtari dhe kjo e ka bërë atë të hezitojë për të hedhur firmën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit