“Ky është futbolli, me dy goditje na mundën!” Casemiro i irrituar pas humbjes. Ancelotti: Nuk i jap shpjegim sepse…

29 Shtator 2021
0:18
Telesport
back button

Humbje e hidhur për Real Madridin, i befasuar nga Sherif Tiraspol brenda mureve te shtepise.

Duke folur për Movistar në fund të ndeshjes, mesfushori blancos, Carlos Henrique Casemiro komentoi ndeshjen si më poshtë:

“Ky është futbolli: një skuadër gjuan njëzet herë në portë duke luajtur mirë, tjetra godet dy herë dhe shënon dy gola.

Ne duhet te kishim më kujdes në mbrojtje, por ne bëmë një punë të mirë, duke kontrolluar gjithçka”.

Sherifi ka pushtuar në mënyrë sensacionale Santiago Bernabeun. Moldavët, në fakt, mundën Real Madridin 2-1.

Kështu, trajneri i Blancos, Carlo Ancelotti, gjatë konferencës për shtyp, analizoi performancën e bërë nga njerëzit e tij:

“Ne patëm mundësinë të merrnim tre pikët në shtëpi. Ne jemi më shumë të trishtuar sesa të shqetësuar.

Ekipi luajti me intensitet dhe përkushtim. Detajet e vogla na kushtojnë lojën. Kishim shumë mundësi për të shënuar. Ne duhej të ishim më mendjemprehtë në 30 metrat e fundit, por është ende e vështirë të shpjegohet kjo humbje”.

Ai pastaj shtoi: “Sherifi u mbrojt mirë, shumë kompakt. Ai na bëri të vrapojme. Ne u shprehëm mirë, me shumë sulme në rrugët qendrore, por e përsëris që nuk po i kushtonim vëmendje detajeve të vogla”. Këto janë fjalët e trajnerit të mbledhura nga AS.com.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit