“Ky është një grup historik”, Conte: E ardhmja ime? Ja çfarë kam ndërmend të bëj

23 Gusht 2024
17:27
Denis Hakanaj
back button

Antonio Conte ka folur në konferencë për shtyp në prag të Napoli-Bologna duke i siguruar të gjithë për qëndrimin e tij në drejtim të skuadrës, pavarësisht merkatos.

“Pavarësisht se çfarë mund të ndodhë në merkato, unë kam një detyrë morale dhe njerezore jo vetëm ndaj tifozëve napolitanë që më kanë pritur shumë mirë, por edhe ndaj lojtarëve me të cilët dua ta ndërtoj këtë projekt”, ka thënë trajneri.

“Unë do të jem këtu, do të punojmë shumë, duke kërkuar të bëjmë maksimumin për ta kthyer Napoli-n aty ku meriton”.

Conte është kthyer të flasë edhe për humbjen kundër Verona-s: Pjesa e dytë ka qenë ndryshe, nuk kemi fituar duele dhe në gjuajtjen e dytë në portë kemi pësuar gol. Kemi marrë një goditje dhe nuk kemi reaguar.

“Ndoshta ka qenë një gjë e mirë që kjo goditje ka ardhur menjëherë, na ka kthyer me këmbë në tokë, mua, ambientin, ndoshta lojtarët, dhe më pëlqen që futbollistët e kanë kuptuar se çfarë ka ndodhur, kam parë një dëshirë të madhe për revansh dhe për të kaluar këto vështirësi.

“Ky është një grup historik që ka shumë cilësi, njerëz të mirë, punëtorë, dhe kur ndodh një gjë e tillë më vjen shumë keq. Mund edhe të humbim, por jo në atë mënyrë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit