“Ky është objektivi i vetëm i Ferrarit për këtë sezon”

27 Nëntor 2020
10:26
Telesport
back button

Charles Leclerc beson se Ferrari ka ende mundësi që të sigurojë vendin e tretë në botërorin për konstruktorë këtë vit, objektivi i vetëm i mbetur për “kokëkuqen” që këtë vit ka zhgënjyer.

Kanë mbetur edhe 3 gara, ndaj gjithçka është e mundur. Gara e fundit në Turqi tregoi se mund t’ia dalim mbanë. Do të jetë e vështirë por jo e pamundur. Na duhet të bëjmë 3 gara të përkryera”, tha Leclerc.

Aktualisht, në vendin e tretë në renditje në Formula 1 ndodhet makina Racing Point me 154 pikë, ndërsa Ferrari ndodhet i pesti me 130 pikë (mes dy makinave është Renault me 136 pikë).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit