“Ky lojtar po i mungon Bayernit”, legjenda Matthaus flet hapur!

17 Shkurt 2021
16:36
Telesport
back button

Lotthar Mathaus njihet për lidhjen e ngushtë që ka me klubin e Bayern Munchen. Legjenda gjermane ka kaluar shumicën e karrierës së tij te bavarezët dhe shpesh flet në media për situatën ku ndodhet klubi.

Së fundmi Mathaus ka folur në lidhje me largimin e Thiago Alcantarës, i cili u transferua te Liverpool në muajin shtator për 22 milionë euro. Sipas ish-mesfushorit të njohur, Bayerni po e vuan shumë mungesën e spanjollit, i cili me klasin e tij i jepte një tjetër fytyrë mesfushës së ekipit nga “Allianz Arena”.

“Thiago po i mungon të gjithëve, duke nisur që nga trajneri Flick dhe ekipi, por edhe tifozëve. Ai është një lojtar që bën diferencën dhe e ka derën e hapur në Mynih në rast se dëshiron të rikthehet”, përfundoi Mathaus.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit