“Ky njeri është një hero”… Salla shpërthen nga duartrokitjet. Momente prekëse për Simon Kjaer (VIDEO)

29 Nëntor 2021
23:57
Telesport
back button

Mbrojtësi dhe kapiteni i Milanit, Simon Kjaer u rendit sot i 18-ti te lista Topit te Arte 2021. Madje, ne salle, ai u falenderua nga Didier Drogba qe e quajti hero duke shpalosur edhe nje faqe te pare te madhe gazete ne ekran, me kapitenin e Danimarkes dhe mbrojtesin e Milanit qe i dha ndihmen e pare Eriksen ne Europian…

“Ky njeri eshte nje hero! Me i madh se une dhe se te gjithe ne. Dua ta falenderoj sonte”, tha Drogba.

“Një mbrëmje shumë e veçantë! Ishte hera e parë për mua dhe duartrokitjet do t’i mbaj me vete gjatë gjithë jetës. Dua të mbyll historinë e Kampionatit Europian, i cili ishte shumë personal dhe që me gjithë respektin e të gjithë njerëzve që më kujtojnë, duhet mbyllur. E vetmja gjë e rëndësishme është që ai është mirë, jeta vazhdon dhe ne duhet të fillojmë të shikojmë përpara dhe jo gjithmonë t’i kthehemi kësaj çështjeje”.

Topi i Artë për Messin. A është e drejtë?
“Unë mendoj se është e drejtë, ai është gjithmonë një kampion. Jemi me fat që kemi pasur një lojtar si Messi. Të gjithë flasin për Maradona dhe Pele, por brezi im nuk i ka parë kurrë dhe është rritur me Messin. Nuk mendoj se do të ketë lojtarë të ngjashëm në të ardhmen”.

A është kjo periudha më e mirë e karrierës suaj?
“Sigurisht, të jesh në top 30 sonte, të çosh Milanin në Ligën e Kampionëve dhe të luftosh për Scudetton është diçka fantastike. Karrierën time e kam parë gjithmonë si një periudhë rritjeje, pastaj ka shumë gjëra të vogla. Në Bergamo kishte probleme taktike me trajnerin, por nuk kam pasur kurrë dyshime për forcën time dhe nuk është çudi të jem këtu. Këtu kam një trajner që beson në mua dhe më lë të bëj punën time. Dhe pastaj jam i qetë edhe në nivel familjar, në Milano jemi shumë mirë”.

Tani vjen koha më e vështirë?
“Natyrisht që pritshmëritë janë të larta sepse është faji ynë. Le të themi se duam të përmirësohemi në krahasim me vitin e kaluar dhe për ta bërë këtë ka vetëm Scudetto. Megjithatë, nëse nuk do ta kishim këtë objektiv, do të ekzistonte rreziku për të qëndruar pa lëvizur. Fatmirësisht ka ndeshjaetë mërkurën’

Kundër Liverpool-it do të luani finale?
“Ishte e vështirë të mendosh të ishim në këtë nivel, ne duhet ta mendojmë këtë garë si një finale dhe shpresojmë për një garë fantastike me tifozët tanë”.

Kush është favoriti për Scudetton?
“Për mendimin tim varet shumë nga cili pyesni, secili do te tregojë ekipin e tij. Është një pyetje shumë e vështirë. Më i forti? Milan, unë besoj në të çdo ditë 100%. Dhe  duhet të shqetësohemi për të tre, por mbi të gjitha për veten tonë. Varet vetëm nga ne”.

Çfarë ideje kishit për Italinë?
“Në mars do të shohim kush kalon, shpresoj Italia, por do të jetë një ndeshje shumë e vështirë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit