Kyle Walker ka zbuluar dy kundërshtarët më të vështirë me të cilët është përballur ndonjëherë gjatë karrierës së tij.
Walker konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë në futbollin botëror, me ritmin e tij të frikshëm dhe aftësinë për të lexuar lojën një makth për sulmuesit që i dalin kundër.
Lojtari anglez ka qenë një lojtar kyç në skuadrën e Pep Guardiola-s, i cili ka fituar katër tituj radhazi në Premier League, rekord në kampionatin anglez, ku përfshihet një ‘triplete’ historike në 2023.
Gjatë gjithë karrierës së tij të shkëlqyer, Walker është përballur me disa nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave, pasi ka mbrojtur kundër lojtarëve si Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Kylian Mbappe.
Pavarësisht reputacionit të tyre, Walker e shpërfilli atë treshe ikonike kur emëroi dy kundërshtarët e tij më të vështirë në podcast-in e tij të ri “BBC’s You’ll Never Beat Kyle Walker”.
“Janë dy lojtarë që dallohen për mua, ata janë Neymar dhe Hazard. Ishin dy lojtarë që nuk e dijet se çfarë do të bënin”, tha ai.
“Ata thjesht argëtoheshin në fushë”.
Si Neymar ashtu edhe Hazard njihen për kontrollin e tyre të jashtëzakonshëm nga afër kur driblojnë dhe aftësinë për të ndryshuar drejtimin menjëherë, që në thelb është e vetmja mënyrë për të përfituar nga Walker.
Walker u përball me Hazard në shumë raste gjatë ditëve të tij në Chelsea, por sfidat e tij me brazilianin kanë qenë më të rralla.
34-vjeçari është përballur me Neymar gjatë fazës së grupeve të Champions League dhe me Anglinë gjatë një miqësore kundër Brazilit në 2017.