Kylian Mbappe i vendos vetes 2 objektiva për të arritur te Real Madrid

17 Maj 2024
17:15
Denis Hakanaj
back button

Sulmuesi në largim i PSG-së, Kylian Mbappe thuhet se ka vendosur dy objektiva për të arritur te Real Madridi, që pritet të jetë skuadra e tij e re. Francezi do të largohet nga klubi aktual në fund të sezonit.

Duket se është vetëm çështje kohe përpara se skuadra e Carlo Ancelottit të njoftojë ardhjen e Mbappe me kosto zero, pasi e ka ndjekur francezin për shumë sezone.

Sipas Madrid Zone, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të parisienëve synon të fitojë Champions League dhe Topin e Artë, të cilat i kanë shpëtuar deri më tani.

Mbappe luajti në finalen e tij të parë dhe të vetme Champions-it deri tani në vitin 2020 me PSG-në, por gjigantët e Ligue 1 u mposhtën 1-0 nga Bayern Munich.

Ndërkohë, skuadra e Ancelottit është në mes të një sezoni përrallor, pasi ka fituar titujt e Superkupës së Spanjës dhe La Ligas. Ata janë gjithashtu në finalen e Champions League – ku luajnë me Borussia Dortmund më 1 qershor në Wembley.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit