La fushën i dëmtuar ndaj Liverpool-it, zbulohet gjendja e Maignan. Në dyshim serioz për derbin ndaj Interit

18 Shtator 2024
13:27
Alfred Lleshi
back button

Mungesa e gjatë është shmangur, por sigurisht mbetet në dyshim për derbin e mbrëmjes së diel kundër Interit. Pasi u detyrua të largohej nga fusha gjatë pjesës së dytë të ndeshjes kundër Liverpool-it, sot Maignan iu nënshtrua një sërë testesh mjekësore, të cilat evidentuan një traumë të fortë të mprehtë në kofshën e djathtë, por përjashtuan lëndime më të rënda.

Si rrjedhim, kushtet e portierit të Milanit do të monitorohen ditë pas dite, për të vlerësuar evoluimin e goditjes së pësuar, me shpresën që të rikuperohet për ndeshjen ndaj zikaltërve. Në rast se nuk ia del, në mbrojtje të portës së kuqezinjve në derbi do të jetë 19-vjeçari Lorenzo Torriani, i cili bëri debutimin zyrtar në Ligën e Kampionëve mbrëmë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit