La Liga çon zyrtarisht te UEFA rinovimin Mbappe-PSG: “Po sulmohet stabiliteti i futbollit dhe integriteti i sportit”

22 Maj 2022
9:54
Telesport
back button

Sapo u zyrtarizua rinovimi i Kylian Mbappe me PSG duke i dhënë fun dkështu edhe një “telenovele” e cila zgjati me muaj, menjehere ka ardhur reagimi nga Spanja. Sigurisht qe situata ka qene totalisht zhgenjyese…

Në këtë mënyrë klubi nga Parisi ia arriti qëllimit të binde sulmuesin francez të qëndronte te PSG, duke injoruar kështu Real Madrid, i cili këmbënguli deri në fund për transferimin e tij. Nga rinovimi Mbappe fiton shumë marrëmendëse, shifër kjo që shkon deri në 400 milionë euro.

Më të zemëruarat në këtë çështje janë padyshim Real Madrid dhe La Liga. Pas reagimit të presidentit të La Liga’s i cili e quajti pronarin e PSG më të rrezikshëm se Superliga evropiane, tani edhe zyrtarisht liga spanjolle e ka denoncuar PSG në UEFA.

“Ky është skandal. Ne do ta adresojmë çështjen në UEFA, autoritetet franceze dhe ato evropiane! Është skandaloze – thuhet në shënim – që një klub si PSG, i cili sezonin e kaluar pati humbje mbi 220 milionë euro pasi kishte grumbulluar më shumë se 700 milionë në sezonet e mëparshme, me një kosto ekipi prej rreth 650 milionë euro këtë sezon, mund të konkludojë një marrëveshje te tillë ndërkohë që ato klube që mund ta përballonin pa cenuar buxhetin e tyre, mbeten te paaftë për ta bërë këtë”.

Për La Ligën, PSG-ja “po merr një investim të pamundur, duke qenë se ka një shumë të papranueshme pagash dhe ka shënuar humbje të mëdha në sezonet e mëparshme. Kjo lloj sjelljeje nga ana e Al-Khelaifi, president i PSG-së dhe anëtar i Ekzekutivi i UEFA-s dhe presidenti i ECA-s, rrezikon futbollin europian në të njëjtin nivel me Superligën”.

Për La Ligan, marrëveshja e nënshkruar nga lojtari “sulmon stabilitetin ekonomik të futbollit europian, duke vënë në rrezik qindra mijëra vende pune dhe integritetin e sportit, jo vetëm në kompeticionet europiane, por edhe në ato kombëtare”.

Gazetarë të shumtë kanë reaguar në rrjetet sociale, kurse vetë LaLiga ka dalë me deklaratë dhe ka bërë me dije se do të ankohet në UEFA e kudo për shkeljet e rregulla nga francezët. Ndërkohë nuk kanë munguar as titujt e tepruar në media, sikurse ka ndodhur me gazetën “Marca”. Kryetitulli i gazetës spanjolle është goditës për Mbappe: “Duhet shumë klas për të luajtur me Real Madrid”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit