La Liga, presidenti Tebas jep lajmin e mirë: Barcelona po del nga kriza, ka ulur pagat me…

5 Korrik 2024
10:24
Telesport
back button

Presidenti i Ligës Spanjolle të Futbollit (La Liga), Javier Tebas, foli në samitin sportiv “Mexico 2024” për disa çështje që lidhen me Barcelonën dhe menaxhimin e buxhetit. Deklarata e tij është publikuar edhe në Spanjë nga e përditshmja “Marca”, ku duket optimizmi për të ardhmen e klubit katalanas.

Ky është viti më i lehtë për të arritur të respektosh “fair-play” financiar për Barcelonën. Arsyeja shpjegohet lehtësisht: Ky vit, nga të gjitha vitet e fundit, është ai që po përjeton momentin më të thjeshtë për t’u menaxhuar. Sepse Barcelona e di se çfarë duhet të bëjë për të blerë lojtarë, ata e dinë lojën e ndershme financiare, e zotërojnë mirë atë”, tha Tebas.

Klubi po del nga gjendja e tij e komplikuar ekonomike dhe do të shohim nëse do t’i zgjidhin ato pak probleme që dalin nga blerjet e rëndësishme që duan të bëjnë. Ka një fakt thelbësor që ndihmon për të kuptuar mirë çështjen”, shprehet Tebas që sqaron më në detaje situatën financiare.

Tre vjet më parë, Barcelona paguante për ekipin e parë 700 milionë euro paga, sot kjo shumë është 450 milionë. Pra, 250 milionë në më pak. Një shifër që tani është më e pranueshme për një ekip si Barcelona. Është në nivelin e Real Madrid për sa i përket pagave, por Real i ka bërë mirë detyrat e shtëpisë për shumë vite dhe kjo është arsyeja pse mund të blejë lojtarë”, tha Tebas.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit