La Liga, propozimi i çuditshëm i Tebas për Vincius Jr: “Kur të tërhiqet…”

29 Qershor 2024
13:40
Denis Hakanaj
back button

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, mori pjesë në prezantimin e marrëveshjes mes shoqatës së punëdhënësve dhe Ministrisë së Përfshirjes për luftën kundër racizmit në futboll.

Gjatë ngjarjes, Tebas u pyet për situatën e Vinicius Jr dhe ngjarjet e muajve të fundit që e kanë prekur nga afër.

Tebas ka thënë:

“Vinicius merr fyerje raciste sepse është lider i luftës kundër racizmit. Për momentin nuk mund të jetë ambasador i La Ligas sepse është lojtar aktiv, por kur të tërhiqet padyshim që do t’ia propozojmë.

“Spanja, – vazhdoi ai, – nuk është një vend racist, por ka sjellje raciste. Në Spanjë ka mungesë të vetëdijes se të mirët duhet të ngrenë zërin”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit