La Liga rinis zyrtarisht me 11 qershor, 700 mln euro humbje deri tani! Tebas me dhuratën e bukur

29 Maj 2020
11:53
Telesport
back button

La Liga do të rinisë zyrtarisht më 11 qershor dhe sot ka ardhur lajmërimi nga presidenti i Ligës Spanjolle Profesionste, Javier Tebas, teksa lajmi kishte qarkulluar që një ditë më përpara. “Do të rifillojmë, me dëshirën e Zotit, me 11 qershor”, u prononcua Tebas.

“Ka më shumë se 130 njerëz të La Liga që po punojnë në mënyrë që të luhet futboll, në kushte të reja, përsa i përket udhëtimit, organizmit dhe gjithçkaje tjetër. Ne jemi gati dhe dita më e rëndësishme do të jetë kur të mbarojë gara. Sezoni i ri do të rifillojë më 12 shator”.

LEGANES - Aguirre: "La Liga ripartirà il 20 giugno!"

“Vendimi për të ndalur futbollin do të ishte një katastrofë për ne. Shikoni Francën, ata morën një vendim shumë të nxituar. Duhet të vazhdojmë rrugën që kemi nisur dhe që na ka vendosur pak mbi Bundesliga dhe afër Premier League”.

“Edhe pse rinisim kemi humbur 700 mln euro deri tani dhe imagjinoni sikur mos të vazhdonim… Besoj se në vitin 2021 do të rikthehemi në normalitet. Do të jetë shumë e rëndësishme të shohim se kush do të jenë aleatët tanë”.

El Clásico Tactical Review: Barcelona 0 - 0 Real Madrid; 2019 La ...

Një risi që Tebas ka prezantuar ka të bëjë me ndeshjet që do të transmetohet falas në azilet e pleqve: “Futbolli do të shikohet falas dhe e kemi biseduar këtë me Mediapro. Ata kanë të drejtat televizive dhe për 15 sekonda u vendos diçka e tillë. Ata kanë vuajtur dhe vazhdojnë të vuajnë. Të gjithë kanë të drejtë të shijojnë pjesën e mbetur të jetës”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit