“Labirinti” i Etihad dhe transferimi i çuditshëm te Manchester City pa luajtur asnjë minutë në Francë!

18 Korrik 2024
20:00
Telesport
back button

Në një deklaratë zyrtare, Manchester City ka konfirmuar nënshkrimin e sulmuesit brazilian Savinho (20) nga Troyes si rekrutimin e parë të verës. Sulmuesi largohet nga klubi Championnat National pasi nuk luajti kurrë një ndeshje për ta dhe kaloi disa sezone në formë huazimi. Savinho së fundmi ishte i huazuar te Girona.

Sipas Fabrizio Romano, transferimi do t’i kushtojë fituesve të Premier League një tarifë deri në 33.6 milion £. Tarifa fillestare e marrë nga Troyes është caktuar të jetë 21 milionë sterlina. Ish-futbollisti i PSV-së ka nënshkruar një kontratë me Manchester Cityn që do ta mbajë atë në Etihad Stadium deri në vitin 2029.

Transferimi ishte i favorshëm për Cityn për shkak të marrëdhënieve ekzistuese mes dy klubeve. Troyes eshte gjithashtu në pronësi të City Football Group të mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Kjo do të thoshte se nuk kishte probleme gjatë negociatave për Savinhon!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit