Lahm “skanon” axurrët: E dua organizimin mbrojtës të Italisë, por çalon në detyrat sulmuese

9 Korrik 2024
8:10
Alfred Lleshi
back button

Philipp Lahm, kapiteni i Gjermanisë, që fitoi Kupën e Botës 2014 në Brazil, sot kryetar i organizimit të “Euro 2024”, tregon për “La Repubblica” zhgënjimin që solli eliminimi i skuadrës së Nagelsmann: “Kur Gjermania luan në një kompeticion të madh, ka gjithmonë ambicie për ta fituar turneun”.

Lahm, nga duhet t’ia fillojë përsëri Gjermania?
Çdo brez këtu prodhon të rinj të jashtëzakonshëm, sepse sistemi është shumë i strukturuar. Wirtz dhe Musiala janë e tashmja e ekipit kombëtar, por edhe e ardhmja. Të luajturit në këtë Kampionat Europian do t’i ndihmojë ata të rriten në funksion të kompeticioneve të ardhshme. Wirtz sapo ka fituar titullin e Bundesligës, Musiala e fitoi një vit më parë dhe shënoi golin vendimtar.

Ky Kampionat Europian po evidenton ekipet kombëtare multietnike: Spanja, Anglia, Franca, Holanda…
Në vitin 2010 kishim shumë të rinj me prejardhje emigrante dhe mbi këtë bazë lindi ekipi kampion i botës 2014. Të rinjtë kanë të gjithë të njëjtat objektiva: të luajnë, të argëtohen dhe kjo siguron që integrimi të bëhet përmes sportit. Një fakt i natyrshëm, kështu është formuar si lëvizje multikulturore.

Po Italia, çfarë përshtypje ju la në këtë Kampionat Europian?
E pashë ndeshjen kundër Kroacisë. Më pëlqen të shoh organizimin mbrojtës të Italisë, është një shembull. Kombëtarja italiane ka ide shumë të qarta se çfarë duhet bërë në aspektin difensiv. Ajo që i mungon është iniciativa individuale në fazën e sulmit. Në vitin 2006 kishit Buffon, Cannavaro, Gattuso, Totti dhe të tjerë në stol.

Si e rindërtoi Gjermania talentin që në fund të viteve 1990 nuk dukej më e aftë për ta prodhuar?
Janë krijuar një sërë qendrash trajnimi për të rinjtë, që nuk ekzistonin më parë. Sot janë 54 në vend. Në moshën U-16 stërvitesha 6 ditë në javë. Nuk e di se në sa vende stërviten kaq shumë fëmijët.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit