“Laj gojën kur përmend emrin e djalit tim, të sfidoj në duel”

2 Dhjetor 2019
11:15
Telesport
back button

John Fury, babai i boksierit britanik Tyson Fury, ka folur me tone të ashpra ndaj presidentit të UFC-së, Dana White. Ky i fundit ka deklaruar se ka dyshime në lidhje me kapacitetin e boksierit britanik për të përballuar me sukses një duel në kafaz. Fury ka konfirmuar disa herë se gjatë 2020-ës mund të lërë ringun për të dueluar në kafaz.

Dana White ka folur vetëm gjëra pa kuptim në lidhje me djalin tim. Tyson flet me mendje dhe zemër dhe kur thotë se mund të duelojë na kafaz ia del mbanë. Herë tjerë të lajë gojën kur të flaës kështu për djalin tim. Madje unë e ftoj Dana White në duel dhe kështu do të mësohet të mos flasë më kështu për djalin tim”, tha John Fury.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit