Interi duhet të përballet me një lajm të papritur që rrezikon të komplikojë planet e trajnerit Simone Inzaghit. Federico Dimarco, një nga lojtarët kryesorë të skuadrës zikaltër, pësoi nje demtim te lehte muskulor në përkulësit e kofshës së djathtë gjate ndeshjes kundër Monzas, ku ai luajti gati deri ne fund.
Anësori zikalter do t’i nënshtrohet testeve të mëtejshme mjekesore por tashmë dihet se ai nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e parë të Champions League kundër Manchester City në Etihad Stadium. Sa i përket derbit me Milanin të dielën në mbrëmje, ai mbetet ende në dyshim të fortë, siç raporton Sky Sport.
Alternativat e Inzaghit
Me mungesën pothuajse të sigurt të Dimarcos, Inzaghi do të duhet të riorganizojë formacionin. Zgjidhja më e natyrshme duket se është ajo e Carlos Augusto, i cili mund të ketë një shans që në minutën e parë në korsinë e majtë edhe pse ai u aktivizua titullar ndaj Monza dhe preferohej te pushonte ne Champions. Një zgjidhje e dytë mund të jetë përfshirja e Matteo Darmian me anësor majtas, rol të cilin e ka luajtur disa herë gjatë karrierës së tij.