Një lajm i keq ka ardhur për Bayern Munich në këtë fundsezon. Mbrojtësi i majtë Raphael Guerreiro është dëmtuar në ndeshjen e fundit në kampionat, duke rrezikuar të mos luajë më këtë sezon.
Mediat gjermane konfirmojnë se është e sigurtë mungesa e tij të mërkurën, në ndeshjen e kthimit të Champions League ndaj Real Madrid. Mbrojtësi portugez pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës.
Klubi gjerman ka konfirmuar se Guerreiro do të mungojë në ndeshjet e radhës, por rreziku është që sezoni i tij të ketë mbaruar para kohe. Lojtari do t’i nënshtrohet sot disa testeve të tjera për të kuptuar shkallën e dëmtimit.
Një lajm aspak i mirë ky për trajnerin Tuchel, që humbet një nga pikat e forta në momentin më delikat të sezonit, kur ekipi luan për një vend në finalen e Champions League.