Lajm i madh për Simeonen, konfirmohen tre rikthime të rëndësishme për Liverpoolin!

13 Shkurt 2020
19:21
back button

Atletico Madrid ka konfirmuar ditën e sotme 3 rikthime mjaft të rëndësishme në ekip. Trajneri Simeone ka publikuar listën e të grumbulluarve për sfidën e nesërme ndaj Valencias në La Liga. Ajo që bie në sy është rikthimi i Alvaro Moratës, Jose Maria Gimenez dhe Santiago Arias.

Në ndeshjen ndaj Valencias ndoshta edhe nuk do të rrezikohet, pasi e rëndësishme për Simeonen është që këto tre lojtarë do të jenë gati për sfidën e së martës ndaj Liverpool në Champions League. Morata dhe Gimenez janë padyshim dy lojtarë shumë të rëndësishëm për formacionin e “Los Colchoneros”. Gjithashtu, edhe Diego Costa sipas gjasave do të jetë i gatshëm për Liverpoolin, pavarësisht se nuk ia ka dalë të jetë gati për nesër ndaj Valencias.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit