LAJM I TRISHTË | Ndahet nga jeta tepër i ri ish-futbollisti i Marokut dhe Getafes!

24 Tetor 2024
22:21
Telesport
back button

Futbolli maroken në zi këtë të enjte për ndarjen nga jeta te futbollistit Abdel Barrada, në moshën 35-vjeçare. Sipas disa mediave, një atak në zemër do t’i kishte dhënë fund jetës së afrikano-veriorit, i cili kaloi vite në Spanjë në radhët e Getafe dhe Nástic de Tarragona, përveçse se luajti edhe për klube si Olympique de Marseille.

Lojtari u stërvit në ekipin e të rinjve të PSG-së përpara se të transferohej te Getafe B në 2010, duke marrë një vit për t’u promovuar në ekipin e parë. Aty ai luajti dy sezone në kategorinë më të lartë, duke përfshirë edhe Europa League, përpara se të largohej në 2013 te Al Jazira në këmbim të 8.5 milionë eurove.

Abdel Barrada ishte edhe ndërkombëtar me Kombëtaren e Marokut, me të cilën luajti gjithsej 28 ndeshje, duke shënuar katër gola. Me ‘Luanët e Atlasit’ ai mundi të luante në Kupën e Afrikës 2013, ku dha dy asistime.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit