Lajme të këqija për Guardiola, mbojtësi dëmtohet në kombëtare dhe rrezikon pushim të gjatë

11 Shtator 2024
7:39
Telesport
back button

Telashe për mbrojtësin holandez Nathan Aké dhe për skuadrën e tij të Manchester City. Mbrojtësi pësoi një problem muskulor në këmbën e majtë gjatë ndeshjes së Ligës së Kombeve (Nations League) kundër Gjermanisë.

Pasi u largua nga fusha me barelë me duart në fytyrë, Aké tani do t’i nënshtrohet testeve të duhura për të kuptuar shkallën e dëmtimit. Gjithsesi, përshtypja është se ai është në rrezik të madh për ndeshjet e ardhshme të skuadrës së Pep Guardiolës, përfshirë ndeshjen e Champions League kundër Inter.

Duke pasur parasysh shkallën e problemit që e detyroi të largohej nga fusha me ndihmën e mjekëve, dukshëm me dhimbje, Aké me siguri nuk do të jetë në fushë në Premier League kundër Brentford të shtunën pasdite.

Por, duket shumë e pamundur që ai të jetë në gjendje të rikuperohet dhe të jetë i disponueshëm për debutimin në shtëpi të City në Champions League të mërkurën kundër skuadrës së Simone Inzaghi. Një telash i madh ky për trajnerin Pep Guardiola.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit