Lajme të mira nga Dybala, afron grumbullimi ndaj Lyon!

3 Gusht 2020
16:30
Telesport
back button

Paulo Dybala dhe gara kundër kohës! Argjentinasi, që u dëmtua dy ndeshje më parë, po provon gjithçka që të jetë në listën e të grumbulluarve për ndeshjen e kthimit të raundit të 16-të të Champions League kundër Lyonit të ish-trajnerit të Roma-s, Rudi Garcia, të planifikuar për ditën e premte në Allianz Stadium.

Zgjatja e muskulaturës së rektumit të kofshës së majtë të pësuar në sfidën kundër Sampdoria shqetëson shumë, por nuk është edhe aq alarmante.

Argjentinasi është një nga ata që nuk heq dorë, dëshira e tij për të kompensuar kohën e humbur pas karantinës së detyruar për shkak të Covid-19 shpërtheu me të gjithë përparimin e tij në kampionat, kur në më shumë se në një rast ai zhbllokoi ndeshje të ndërlikuara me golat dhe pasimet e tij plot magji.

Paulo Dybala - Profilo giocatore 19/20 | Transfermarkt

Dybala do të dëshironte të luante ndaj Lyon me çdo kusht, veçanërisht për një sfidë që për bardhezinjtë është brenda apo jashtë.

E marta dhe e mërkura janë ditë deçizive edhe për stafin mjekësor, që do të monitorojë zhvillimin fizik të Dybala pas dëmtimit.

Juve, Dybala infortunato, i tempi di recupero: quando torna in ...

Nëse numri “10” nuk do të ndjejë dhimbje në testimet me goditjet e topit dhe vrapimet, atëherë do të grumbullohet për përballjen me Lyon.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit