Lajme të mira për Tottenham, Real gati të shesë sulmuesin

4 Korrik 2019
18:37
back button

Real Madrid është gati të shesë Mariano Diaz këtë verë teksa Tottenham Hotspur po konsideron të bëjë një ofertë për të. 

25-vjeçari ka bërë vetëm 13 paraqitje me Merengues në 2018/19, duke shënuar tre gola. 

Sipas spanjolles OK Diario, Real është gati ta heqë qafe sulmuesin, i cili nga ana e tij kërkon të qëndrojë në kryeqytetin spanjoll. 

Spurs duan të blejnë një sulmues këtë verë, i cili do të jetë rezerva e Harry Kane. 

Raport pretendon se për Tottenham, Diaz ka profilin e duhur dhe vetë trajneri Pochettino ka dhënë OK e tij për këtë transferim. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit