Lajmi fantastik vjen nga SHBA: “Ibra është marrë nga Milan…!”

7 Nëntor 2019
22:36
back button

Një goditje e rëndë për shumë skuadra, veçanërisht për ato në Itali, që kishin nisur të thurnin plane me Zlatan Ibrahimovic në ëndrrat e tyre. Nga Amerika, Don Garber, komisioneri i MLS ka zbuluar për “ESPN” atë që do të jetë e ardhmja e gjigantit suedez.

“Zlatan thuajse theu të gjithë rekordet këtu. Do të më pëlqente që ta shihja sërish në MLS, por varet nga LA Galaxy. Ai është 38 vjeç dhe tani është marrë nga Milan, një prej klubeve më të rëndësishëm në botë”, ishe deklarata e bujshme e komisionerit të MLS.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit