LAJMI I FUNDIT | Dështoi të gjitha objektivat brenda 7 muajsh, Partizani njofton divorcin me trajnerin Orges Shehi!

5 Gusht 2024
17:59
Telesport
back button

Partizani dhe Orges Shehi ndajnë rrugët mes tyre! Aventura e trajnerit shqiptar ne stolin e te kuqve ka zgjatur vetëm 7 muaj, duke u larguar pa lënë shumë gjurmë.

Ashtu siç pritej, ndryshimet e mëdha në radhët e Partizanit kanë filluar me ndryshimin e trajnerit, ndonëse kjo ka ndodhur në një moment të papërshtatshëm, pasi tekniku largohet nga drejtimi më pak se dy javë nga starti i sezonit të ri.

Ekipi i besohet drejtorit sportiv Arbër Abilaliaj, i cili ka drejtuar të kuqtë edhe pas largimit të Zoran Zekiç, deri në janar kur në skuadër u emërua pikërisht Shehi.

Shehi deshtoi te fitonte titullin kampion teksa humbi finalen e final four ndaj Egnatias, por gjithashtu u eliminua nga Conference League ne turin e dyte kualifikues por nuk arriti as te fitonte Kupen e Shqiperise gjithashtu.

𝐍𝐉𝐎𝐅𝐓𝐈𝐌 𝐈 𝐊𝐋𝐔𝐁𝐈𝐓

“Partizani njofton mbylljen e marrëveshjes me trajnerin Orges Shehi. Drejtuesit dhe Shehi kanë zhvilluar një takim, në përfundim të të cilit palët kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre.

Partizani dëshiron të falënderoj Orges Shehin për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe në drejtimin e ekipit , duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në të ardhmen. Skuadra do të vijoj përgatitjet në drejtimin e Drejtorit Sportiv Arbër Abilaliaj dhe stafit teknik.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit