LAJMI I FUNDIT | Laporta-Xevi, dalin prapaskenat e para! Presidenti priste sjellje ndryshe nga trajneri, kurse ai…

17 Maj 2024
19:35
Telesport
back button

E ardhmja e zotit Xavi Hernandez është kthyer në pikëpyetje. Për këtë flet edhe gazeta Sport, sipas së cilës presidenti Joan Laporta tani ka vendosur të shkarkojë trajnerin e Blaugranas pasi ka pasur mendime ndryshe javët e fundit.

Numri një i Blaugranas do të udhëtojë nesër në Zaragoza për të parë ndeshjen e ekipit të femrave kundër Real Sociedad në finalen e Copa de la Reina, ndërsa të dielën do të jetë në tribunat e Olímpic Lluís Companys për të parë ndeshjen e Rayo Vallecano.

Një fitore e Barçës do të blindoje objektivin minimal të sezonit, vendin e dytë në La Liga. Me objektivin e arritur, javën e ardhshme do të jetë koha për të folur sërish me Xavi dhe për të shpallur ndryshimin në stol.

“Është një vendim që presidenti e ka marrë tashmë dhe që mund të shmanget vetëm me një ndryshim tjetër rrënjësor, diçka që nuk është përjashtuar asnjëherë në Barça kohët e fundit”.

Xavi kërkoi një takim ballë për ballë me Laportan sot dhe ata përfundimisht e kanë planifikuar atë për javën e ardhshme. Në 10 minutat e fundit kanë dalë tre raporte të ndryshme për takimin Xavi – Laporta, njëri thotë se kanë pasur një bisedë telefonike, njëri thotë se kanë shkëmbyer mesazhe në WhatsApp dhe tjetri se nuk kanë komunikuar fare.

Laporta nuk i pëlqeu mënyra sesi Roque u menaxhua nga Xavi. Presidenti gjithashtu besonte se trajneri nuk duhej të kishte folur publikisht për situatën e klubit, ai priste që Xavi ta mbështeste klubin në heshtje.

Sipas gazetarit te njohur Gerard Romero, “Xavi dëshiron që presidenti Laporta të jetë i sinqertë dhe i qartë me të. Gjithashtu, unë personalisht mendoj se qëndrimi i Deco te Barcelona nuk është as i garantuar”.

Hansi Flick dhe Rafa Marquez janë dy emrat më të shquar në listë për momentin për të zëvendësuar Xavi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit