Planet për të organizuar një ndeshje të La Ligas në Miami janë pezulluar për momentin, thanë burimet për ESPN, për shkak të kufizimeve kohore të përfshira në zhvendosjen e takimit mes Barcelonës kundër Atlético Madrid në dhjetor. ESPN zbuloi muajin e kaluar se liga spanjolle ishte gjithnjë e më optimiste për ta çuar ndeshjen në Hard Rock Stadium.
Megjithatë, burime të ndryshme të implikuara në projekt i raportuan ESPN se koha ka mbaruar për të zhvendosur atë ndeshje të caktuar, e planifikuar për fundjavën që fillon më 21 dhjetor, duke shtuar se planet për të zhvendosur një ndeshje në Shtetet e Bashkuara janë “bllokuar” përkohësisht.
Një burim në LaLiga ia referoi çështjen Relevent Sports Group, të cilët po punojnë për të çuar një lojë në SHBA në bashkëpunim me ligën, duke thënë se kompania e Amerikës së Veriut po udhëheq planet. Relevent nuk i është përgjigjur ende një kërkese të ESPN për koment.
Për të zhvendosur një ndeshje të sezonit të rregullt nga Spanja në SHBA, LaLiga ka nevojë për miratimin e organeve të ndryshme, duke përfshirë Federatën Mbretërore Spanjolle të Futbollit (RFEF), Futbollin e SHBA-së, Concacaf, UEFA dhe FIFA.
Një nga pengesat kryesore përsa i përket lëvizjes së një loje muajin e ardhshëm është që RFEF-it i mungon një president i përhershëm deri në mbajtjen e zgjedhjeve më 16 dhjetor. Prandaj, mbetet pasiguri nëse komiteti i përkohshëm i menaxhimit do të kishte fuqinë për të sanksionuar lojën.
Dyshimet në rritje është fakti se presidenti i mëparshëm i përkohshëm i RFEF, Pedro Rocha, po vuan një pezullim, të vendosur nga Gjykata Administrative e Sporteve të Spanjës (TAD), për marrjen e vendimeve jashtë kompetencave të tij.
LaLiga ka disa vite që po përpiqet të transferojë një lojë në Miami, me planet paraprake për të marrë Barça-Girona dhe Atlético-Villarreal në qytet në 2019-ën, të dështuara. Neshja në La Liga mes Barcelonës dhe Atletico Madridit ishte menduar të luhej në stadiumin Hard Rock të Miami.
Në atë kohë, kishte edhe kundërshtime nga FIFA, ndër të tjera, por një çështje gjyqësore historike në fillim të këtij viti ndryshoi pamjen dhe krijoi besimin se do të ishte e mundur të luhej një ndeshje e sezonit të rregullt jashtë Spanje.
Gjykata e Lartë e SHBA-së lejoi që padia antitrust e Relevent të shkojë përpara kundër FIFA-s dhe futbollit të SHBA-së mbi politikën e organit qeverisës botëror për të mos lejuar një vend të presë ndeshjet e ligës ku përfshihen ekipe nga vende të tjera.
Një burim i La Liga-s, duke mos komentuar në mënyrë specifike për Barça-Atlético, konfirmoi se plani është ende për të zhvilluar një ndeshje në SHBA, siç është përsëritur në disa raste nga presidenti i ligës, Javier Tebas.